Aktualitet

Me jaht luksoz drejt Anglisë, ndalohen 20 shqiptarë! Në pranga edhe 3 kontrabandistët, mes tyre një grua

Dy personat e tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuanpër të njëjtën vepër penale, por njëri u lirua dhe do të ekstradohet në Shqipëri pasi ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

k.m.
Me jaht luksoz drejt Anglisë, ndalohen 20 shqiptarë! Në pranga
Pamjet e anijes

BRITANI E MADHE- Tre kontrabandistë të dyshuar shqiptarë janë arrestuar pas zbulimit të migrantëve të fshehur në një jaht luksoz, i cili po udhëtonte nga Brest, Francë, drejt Bregut Jugor të Britanisë së Madhe. Por mjeti lundrues u kap në Kanalin Anglez gjatë rrugës për në Neëquay të dielën. Nga tre personat e vendosur në pranga është zbuluar vetëm emri i 44-vjeçares Bleda Begës, e cila është vendosur në pranga për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend.

Dy personat e tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuanpër të njëjtën vepër penale, por njëri u lirua dhe do të ekstradohet në Shqipëri pasi ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Por çfarë u gjet në jaht?

Kur oficerët e Forcave Kufitare kontrolluan jahtin, gjetën 20 pasagjerë të fshehur poshtë kuvertës. Të gjithë mendohet se janë shtetas shqiptarë. Sipas mediave të huaja, 19 burrat dhe një grua janë ndaluar dhe pritet që të dëbohen nga Britania e Madhe. Mesa duket, të huajtë nuk preferojnë që të shkojnë më në Britani me barka të vogla, por me jaht. Por megjithatë metodata e parë nuk ka dalë tërësisht nga përdorimi.

11 anije, me 656 persona, bënë udhëtimin nëpër Kanal të shtunën, numri më i lartë në një ditë të vetme këtë vit.

Të dhënat e përkohshme sugjerojnë një numër rekord migrantësh që kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla këtë vit, me më shumë se 8,000 njerëz që kanë mbërritur në katër muajt e parë të 2025.

Një zëdhënës i Home Office tha: Kontrabandistëve nuk u intereson nëse njerëzit e pambrojtur që shfrytëzojnë jetojnë apo vdesin, për sa kohë që paguajnë dhe ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të çmontuar modelet e tyre të biznesit dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB