Aktualitet

Vdekja e elektricistit në Lushnje/ Përfundojnë në pranga dy kolegët e tij, shkelën rregullat e mbrojtjes në punë

I riu Xhuljo Shtëmbari ishte ngjitur për të rregulluar një dëmtim në linjën "Mërtish-Gradishtë". Por edhe pse në kabllo nuk duhet që të kishte rrymë, e kundërta ndodhi.

k.m.
Vdekja e elektricistit në Lushnje/ Përfundojnë në pranga dy
Pamjet e arrestimit

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Mërtish të Lushnjes, ku një elektriçist 32-vjeçar ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. I riu Xhuljo Shtëmbari ishte ngjitur për të rregulluar një dëmtim në linjën "Mërtish-Gradishtë". Por edhe pse në kabllo nuk duhet që të kishte rrymë, e kundërta ndodhi. Si pasojë, i riu ndërroi jetë.

Ndaj edhe për këtë rast, hetimet paraprake kanë nxjerrë përfundimin se kolegët e tij kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari. Ndaj në pranga janë vendosur, Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Mërtish, ku humbi jetën shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, elektricist i OSHEE, dyshohet sepse ra në kontakt me rrymën, gjatë punës për riparimin e një linje elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë. Këta shtetas, përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari,”- njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB