Aktualitet

Kanosi me pistoletë një grua në rrugë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Efektivët e Komisariatit Nr. 4, pas informacioneve se një person me inicialet L.L. kishte kërcënuar një grua dhe se posedonte armë në banesë.

k.m.
Kanosi me pistoletë një grua në rrugë, arrestohet
Arma e zjarrit

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një grua në rrugë. Efektivët e Komisariatit Nr. 4, pas informacioneve se një person me inicialet L.L. kishte kërcënuar një grua dhe se posedonte armë në banesë, shkuan për të ushtruar një kontroll, duke vendosur në pranga të riun.

NJOFTIMI I POLICISË:


Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Kanosi me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, për motive të dobëta, dhe posedonte armë gjahu, armë të ftohtë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Muhamed Deliu”, një shtetas posedonte armë në banesë dhe kishte kanosur një 40-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit “Prevention”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. L., 37 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB