
TIRANË-I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vijon sot rrëfimin e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në GJKKO është marrë në pyetje Asllan Plaku, që akuzohet nga vrasësi me pagesë se ka patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Dorian Shkozës. Nuredin Dumani ka dëshmuar se e pagoi 50 mijë euro Asllan Plaku, si edhe i dha para dhe 1 motor.
Dumani në seancën e 20 marsir rrëfeu se për vrasjen komunikoi me Asllan Plakun, i cili i tregoi detaje rreth veprimeve të Shkozës. Ai tha se ishte Plaku, që e lajmëroi se u largua nga servisi. Ndërkohë pritet përballja e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani me ish të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.
"Më tha Asllan Plaku që Dorian Shkoza u shkëput për një moment nga servisi. Me Plakun komunikonim me telefon të thjeshtë. Te vendi i quajtur “Valuta” blemë 3 telefona, Klevisi ose Asllani i bleu, nuk më kujtohet saktë. 200-300 euro i dhashë. Telefonat u blenë në mënyrë që të komunikonim për Dorian Shkozën,"-dëshmoi Dumani.
Dumani ka rrëfyer detaje edhe për vrasjen e Ervis Dedës.
Pjesë nga marrja në pyetje në sallën e gjyqit:
Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedës?
Dumani: Kam ardhur ne dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të shkëmbi Kavajës për të kërkuar armën.
Avokati: Si je njohur me Festimin?
Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij
Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?
Dumani: Po kemi patur.
Avokati: Shoqëroheshit me njeri-tjetrin?
Dumani: Po. Shoqëroheshim në dreka darka kur mundeshim. Deri ne 2022 kur jam arrestuar
Avokati: Si komunikoje me Festimin?
Dumani: I thoja djalit të tezes që punonte te lokali.
Po ashtu, i pyetur nga avokati i Henrik Hoxhës, Dumani tregoi edhe njëherë lidhur me vrasjen e Elvis Dedajt, i cili u ekzekutua në vitin 2012. Sipas Dumanit, lajmin ia ka dhënë miku i tij Festim Qoli, duke shtuar se ky i fundit ishte person që takohej me shumë zyrtarë të Policisë.
Pjesë nga dëshmia:
Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedes?
Dumani: Kam ardhur ne dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të shkëmbi i Kavajës për të kërkuar armën.
Avokati: Si je njohur me Festimin?
Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij
Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?
Dumani: Po kemi patur.
Avokati: Shoqëroheshit me njeri-tjetrin?
Dumani: Po. Shoqëroheshim ne dreka darka kur mundeshim. Deri ne 2022 kur jam arrestuar. Njerëzit që takonte me shumë Festimi ishin kryesisht zyrtarë policie
Avokati: Si komunikoje me Festimin?
Dumani: I thosha djalit të tezes qe punonte te lokali.
Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin "SkyECC": 'Totorina", "Covid 19" dhe "Alcatraz". Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me "Matrix", aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol.
Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI