Aktualitet

Arratisja 2-mujore përfundoi mbrëmë! Zbardhet dëshmia e Daut Lazes: U fsheha në xhami!

49-vjeçari ka deklaruar se duke përfituar nga muaji ramazanit është fshehur në xhami

F.I
Arratisja 2-mujore përfundoi mbrëmë! Zbardhet dëshmia e Daut
Daut Laze

TIRANË- Është zbardhur dëshmia e Daut Lazes, 49-vjeçarit të arrestuar mbrëmjen e djeshme (14 prill), i cili u arratis nga burgu i Shënkollit më 4 shkurt. Laze ka qëndruar i fshehur në Tiranë, konkretisht ka lagjet Fresk, Kombinat dhe Astir. 49-vjeçari ka deklaruar se duke përfituar nga muaji ramazanit është fshehur në xhami dhe se e kanë ndihmuar besimtarë të ndryshëm të fesë islame. 

Daut Laze rezultonte i arratisur nga burgu i Shënkollit që në orët e para të 4 shkurtit dhe që prej asaj dite vijonin kërkimet për kapjen e tij. I dënuari për dhunë në familje vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Arratisja

Nga vëzhgimi i pamjeve filmike rezulton se Laze i cili mbahej në një dhomë që prej datës 31 janar, ku po merrte mjekim bashkë me dy të paraburgosur të tjerë. Aty ka hapur derën, e cila ishte pa çelës, por vetëm e mbyllur me një lloz. Sipas dëshmisë së punonjësve të burgjeve, dhoma mbahet pa çelës pasi shumë të paraburgosur me probleme të shëndetit mendor dëmtojnë veten e tyre. Por duket se ky nuk ka qenë rasti i Lazës. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se i burgosi është larguar nga institucioni në orën 3.44 të mëngjesit. Arratisjen duket se e kishte menduar mirë, pasi në shtratin e tij kishte vendosur një grumbull me rroba për të krijuar iluzionin se ishte ende në shtrat. Vetëm në mëngjes, kur është bërë apeli, një nga gardianët ka konstatuar mungesën e tij. 

Pas arrestimit 49 vjeçari është dërguar në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës dhe pritet të merret në pyetje Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB