Aktualitet

Çadrat me vete! Reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Gjatë natës do të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

F.I
Çadrat me vete! Reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu.

Gjatë natës do të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 13 / 23 °C, në vendet e ulëta: 12 / 25 °C, dhe në vendet malore: 10 / 20 °C./ZËRI

Poll

MOS HUMB