Aktualitet

I dashuri i qëlloi me armë burrin në sy të fëmijës, vetëdorëzohet në policinë e Fierit 29-vjeçarja

Ndërkohë autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim.

F.I
I dashuri i qëlloi me armë burrin në sy të
Klement Beqaj dhe Melisa Hoxhallari

FIER-Melisa Hoxhallari, e reja që u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj është vetëdorëzouar në policinë e Fierit. Ndërkohë autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim. Melisa dyshohet se është e dashura e autorit Klement Beqaj dhe po ashtu dyshohet se ajo e ka nxjerrë në pritë bashkëshortin e saj, Gledian Hoxhallari duke informuar të dashurin për lëvizjet e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç.

Ngjarja ndodhi më 5 janar në Fier, ku u plagos me armë zjarri 40 vjeçari Gledian Hoxhallari. Autor i plagosjes është Klement Beqaj, 26 vjeç, i cili ishte në një lidhje dashurie me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Hoxhallari. Ka qenë djali i çiftit, vetëm 10 vjeç ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar që ta marrë. E reja dhe autori i plagosjes u shpallën në kërkim, ndërsa Gjykata e Fierit ka caktuar për ta masën e sigurisë “arrest në burg”, në mungesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB