
Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula
BERAT- Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula janë dënuar me 3 vite e 6 muaj burg pasi u shpallën fajtor për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim. Gjyqtarja Lumturi Zhupa i ka hequr gjithashtu të drejtën e prindërimit Kumarakut për 10 vite, për djalin e tij 10 vjeç.
Dyshja u arrestuan pas një denoncimi të bërë nga ish-bashkëshortja e Kumarakut, pasi i ati dhe gjyshja e mësonin të voglin të bënte dhe shpërndante video në rrjetet sociale ku shante me fjalë banale. Në këmbim ata përfitonin vlera monetare.
Poll