Politikë

Blerja e votës për PD-në! Rama: Këneta ka para, kishin kap një zhapik andej nga Lushnja

Rama tha se këneta ka dalë të japë para, ndërsa bëri thirrje që askush mos ta bëjë këtë krim se ndëshkohet rëndë.

F.I
Blerja e votës për PD-në! Rama: Këneta ka para, kishin kap
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar rastin e zbuluar në Lushnje, për blerje votash, ku një 38-vjeçar u arrestua pasi pretendohet se premtonte 500 euro në këmbim të votës për PD-në. Rama tha se këneta ka dalë të japë para, ndërsa bëri thirrje që askush mos ta bëjë këtë krim se ndëshkohet rëndë. Kreu i qeverisë po ashtu ngriti pikëpyetje për shumë e parave që opozita ka paguar për drejtuesit politik të fushatës Chris LaCivita. 

Edi Rama: Jo vlla nuk kemi lekë për vota se kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ca që jepnin lekë, nga këto paratë e kënetës. Se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar latifin, ku i gjejnë xhanëm. E keni parë latifin. Kam parë se ka dalë këneta me para, se kishin kap një zhapik andej nga Lushnja që jepte para për votën, askush mos ta bëjë këtë gabim, se është krim që ndëshkohet rëndë, nuk ja vlen fare.

Nga ana tjetër Partia Demokratike e ka mohuar dhe kërkoi hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke u distancuar nga ngjarja. Po ashtu kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe ish-kryepolicin Ardi Veliu, se janë autorët e manipulimit të rastit të Lushnjës.

Muharrem Toska ka shkuar në Komisariatin e Lushnjes, dhe ka kallëzuar se një person i quajtur Marin Leka i kishte premtuar 500 euro për votën. Si garanci i kishte marrë kartën e identitetit. Ndaj në momentin e arrestimit të 38-vjeçarit, Leka kishte me vete ID e Toskës. Ka qenë kallëzuesi ai që pretendon se i prangosuri i kishte kërkuar votën për Partinë Demokratike./ZËRI

Poll

MOS HUMB