Aktualitet

4 ditë pas përmbytjeve, Prefekti i Vlorës: Administrata do shkundur, përgjegjësit do i gjejmë!

Ai gjithashtu “sulmoi” administratën duke thënë se do shkundur sepse edhe pse janë paguar me taksat e qytetarëve nuk kanë bërë detyrën ashtu siç duhet.

I.F
4 ditë pas përmbytjeve, Prefekti i Vlorës: Administrata do
Prefekti i Vlorës Kristo Koço

VLORË- Vlora është nën ujë prej 4 ditësh. Përmbytjet kanë dëmtuar banesat dhe bizneset, ku shumë banorë kanë denoncuar se janë nën pushtetin e ujit. Prefekti i Vlorës, Kristo Koço ka reaguar sot për herë të parë duke thënë se përgjegjësinë do ta mbajë kushdo që nuk ka reaguar në kohë.

Ai gjithashtu “sulmoi” administratën duke thënë se do shkundur sepse edhe pse janë paguar me taksat e qytetarëve nuk kanë bërë detyrën ashtu siç duhet. Shumë banorë kanë denoncuar se ata kanë telefonuar instuticione të ndryshme, por askush nuk iu është përgjigjur.

“Përgjegjësia do mbahet për këdo që s’ka reaguar në kohë. Administrata do shkundur, nuk mund të paguhen me taksat e popullit dhe të mos bëjnë detyrën si duhet. Problem kanë qenë kanalizimet dhe pastrimi. Megjithatë do të bëhet analizë,”- tha ai për "Report TV".

Vlora është totalisht nën ujë! Për katër ditë me radhë banorët kanë qenë nën pushtetin e ujit që u ka përmbytur banesat, bizneset si dhe ka nxjerrë jashtë funksionit shumë automjete. Dëmet përllogariten të jenë kolosale, por deri më tani nuk kanjë shifër ekzakte. Nga ana tjetër, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytjet masive për shkak të shirave të dendur.

Deri më tani është raportuar se në focus të hetimit janë vënë zyrtarë të Bashkisë Vlorë duke nisur që nga Ujësjellësit, administratorët e Ndërmarjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit si dhe ndërmarja e menaxhimit të ujrave apo bordi i kullimit në Vlorë. Me nisjen e javës pritet që hetuesit të zbarkojnë në zyra dhe të sekuestrojnë dokumentet e nevojshme si dhe gjithashtu të merren në pyetje personat që kanë për detyrë mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të ujërave në qytetin e Vlorës. Ajo që dyshohet është mosfunksionimi i hidrovorëve që shërben për largimin e ujit./ZËRI

Poll

MOS HUMB