Aktualitet

Vlora nën ujë, Dredha: Shkak, kanali i ujërave të larta! U legalizuan investimet e gabuara. Qytetarëve po u shpërndajmë ushqime

Dredha shtoi se po shpërndajnë 300 pakome ushqime për qytetarët dhe kërkoi që ata të jenë të duruar me institucionet për gjetjen e një zgjidhjeje për pasojat që lanë përmbytjet në Vlorë.

F.m
Vlora nën ujë, Dredha: Shkak, kanali i ujërave të larta! U
Ermal Dredha

VLORË- Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka pranuar se shkak i përmbytjeve të qytetit ka qenë kanali i ujrave të larta. Në një prononcim për gazetarët, Dredha tha me bindje se kanali i ujërave të larta ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë nga individë por dhe institucioneve që i kanë legalizuar. Megjithatë ai nuk përmendi asnjë emër konkret. Dredha shtoi se po shpërndajnë 300 pakome ushqime për qytetarët dhe kërkoi që ata të jenë të duruar me institucionet për gjetjen e një zgjidhjeje për pasojat që lanë përmbytjet në Vlorë.

Prononcimi i plotë:

Pra këtu jemi me administratorët, jemi me këshilltarët e Bashkisë që u janë bashkuar aksionit tonë ose më saktë fushatës tonë për t’ju gjendur pranë çdo qytetari, çdo familjeje që kanevojë, patjetër dhe bizneseve. Por, rasti konkret jemi për të shpërndarë ato pak ndihma që ne i kemi marrë. Në fakt nuk janë pak, janë 300 pako me ushqime që u shpërndahen të gjithë qytetarëve që janë të prekur nga situata që tashmë e dini. Është ndarë në grupe, janë 5 administratorë rajonesh që do të merren me këtë punë, me këshilltarët dhe patjetër me një grup të rinjsh vullnetarësh që najanë bashkuar aksionit tonë dhe unë i falenderoj jashtë mase. Mesazhi i vetëm është që të jemi sa më shumë pranë, të bëjmë çfarë të mundemi dhe aq sa mundemi dhe përtej kapaciteteve tona. Thjesht që të gjithë të jenë të trajtuar me dinjitet.

Situata sot në fakt siç e shikoni në terren janë të gjithë punonjësit e administratës, përfshirë këtu dhe Ujësjellësin, IMT-në po të doni ju, policia bashkiake. Të gjithë janë në terrën me qëllim për të identifikuar problematikat në fakt. Po verifikojmë në terren me qëllim që të marrim masat konkrete si për pjesën çfarë mund të rregullojmë në moment ashtu edhe për pjesën e trajtimit më vonë qoftë me kompensim financiar apodhe bizneset që kanë problematika me qëllim që t’i orientojmë më nyrën se si ata mund të trajtohen nga kjo skemë që do të ofrohet pak më vonë.

Bilanci është ende shpejt, nuk kam dëshirë të flas me numra evazivë, por kudo që shkojmë hasim me problematika. Sidomos me shtëpitë private, janë në zona të caktuara, kemi zonën e Pus Mezinit, kemi zonën e lagjes Kushtrimi, kemi Karabash që ishim pakmë parë. Ne vajtëm bëmë dhe një inpektim të kanali i ujërave të larta. Duhet ta them, kanali i ujërave të larta ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë nga individë por dhe institucioneve që i kanë legalizuar. Nuk mund të them që është bërë tani, por kam përshtypjen që është bërë ndër vite. Këto kanë sjellë problematikën e madhe, që të mos shkojë uji aty ku duhet të shkojë. Ndonjëherë ka dalë jashtë kapaciteteve. Problematika kryesore ka qenë e reshjeve shumë të mëdhaja që kanë rënë në qytet. 180 mm shi në sekond për tre orë, gjë e cilajue dini, ishte e pamundur të përballohej. Por, të paktën të bëjmë pjesën tonë. Nëse ka problematika që ne mund t’i përmirësojmë tek Kanali i ujërave të larta, patjetër që ne do t’i përmirësojmë, por edhe duke u konsultuar me ekspertë dhe juristë dhe që patjetër, të veprojmë brenda kuadrit ligjor. Projekt konkret do të ketë, qeveria ka qenë gjithmonë pranë, ju e dini. Ministri i Mbrojtjes ka qenë vetë në terren bashkë me delegatët, zotin Çuçi. Kemi dalë në terren, kemi bërë dy mbledhje me Komitetin e Emergjencave me qëllim për të ndarë detyrat siç duhet. Kushdo të bëjë detyrën që i takon pa u hallakatur pa krijuar kaos në qytet. Vetëm unë kërkoj nga të gjithë qytetarët të jenë pak të duruar sepse këto pasojat që la prurja e reshjeve nuk është se zgjidhen brenda sekondit, por ne do të jemitë dedikuar maksialisht dhe duke u ofruar të gjithë atë që u takon komunitetit tonë vlonjat.

Vlora është totalisht nën ujë! Për tre ditë me radhë banorët kanë qenë nën pushtetin e ujit që uka përmbytur banesat, bizneset si dhe ka nxjerrë jashtë funksionit shumë automjete. Dëmet përllogariten të jenë kolosale, por deri më tani nuk kanjë shifër ekzakte. Nga ana tjetër, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytjet masive për shkak të shirave të dendur. Deri më tani është raportuar se në focus të hetimit janë vënë zyrtarë të Bashkisë Vlorë duke nisur që nga Ujësjellësit, administratorët e Ndërmarjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit si dhe ndërmarja e menaxhimit të ujrave apo bordi i kullimit në Vlorë. Me nisjen e javës pritet që hetuesit të zbarkojnë në zyra dhe të sekuestrojnë dokumentet e nevojshme si dhe gjithashtu të merren në pyetje personat që kanë për detyrë mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të ujërave në qytetin e Vlorës. Ajo që dyshohet është mosfunksionimi i hidrovorëve që shërben për largimin e ujit.

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB