Aktualitet

E PLOTË- Vlora "nën" ujë/ Çfarë lanë pas përmbytjet dhe deri kur do vazhdojë?

Rrugët janë përmbytur nga prurjet e shumta të ujit duke bërë që uji të arrijë deri tek dyert e makinave.

M.M
E PLOTË- Vlora "nën" ujë/ Çfarë lanë
Pamje nga Vlora

VLORË- Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë që pushtoi sot Shqipërinë ka shkaktuar mjaft dëmtime. Një nga bashkitë më të goditura nga ky mot ekstrem ka qënë ajo e Vlorës, ku gjatë gjithë ditës janë raportuar përmbytje dhe dëme të shumta materiale. Reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe të qytetarëvë. Rrugët janë përmbytur nga prurjet e shumta të ujit duke bërë që uji të arrijë deri tek dyert e makinave.

Një video është bërë virale ku është shihet një grua të cilën e merr rrjedha e përmbytjeve, gjithashtu edhe një familje me një fëmijë të vogël u pa duke kaluar me vështirësi në rrugët plot ujë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka kërkuar ndihmën e ushtrisë, ndërsa 33 familje janë evakouar si dhe janë shpëtuar 3 persona të cilët kanë qenë të bllokuar sipas tij.

“Jemi në koordinim të plotë me institucionet e qendrore, me Ministrinë e Mbrojtjes, me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, pasi realisht është diçka përtej angazhimit tonë si Bashki. Këto prurje shiu është e pamundur të menaxhohen në kohë. Kemi evakuar 22 familje deri më tani. Do të vendosim në dispozicionin konviktet tek ish-shkolla mjekësore. Të gjithë të evakuarit do t’i dërgojmë atje. Për çdo problematikë kontaktoni numrat e emergjencës”, tha Dredha.

E PLOTË- Vlora "nën" ujë/ Çfarë lanë
Ermal Dredha

Në prononcimin e dytë për mediat, Dredha tha situata vazhdon të mbetet po e njëjtje dhe se po bëjnë gjithçka për të menaxhuar situatën.

"Situata vijon të mbetet jo ajo që duam. Kjo për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkakoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujrave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit.  Jemi munduar me të gjitha mjetet e njerëzit që kemi në dispozicion jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante. Edhe këtu ku jemi kemi kanalin nga bishti i Kalldrëmit që është bllokuar në një nga nyjet e veta. Do të punojmë të hapet me skrep për të kaluar uji. Ka shumë pasi janë disa lagje që janë afektuar. Ka pasur përmbytje edhe në banesa. Deri para gjysmë ore ishin mbi 30 familje që janë evakuar por ka dhe më shumë.  Kemi vënë në dispozicion konviktet tek shkolla mjekësore. Ka ende kërkesa nëpër lagje që duan të ndërhyjmë. Gjithë skrepat dhe kompanitë që merren me ndërtim janë vënë në dispozicion për të na ndihmuar. Hidrovori ka qenë në punë, por në atë prurje reshje ka qenë mbi nivelin e detit për një kohë të gjatë dhe ishte e pamundur të tërhiqte në sasinë e duhur. Shpresojmë që reshjet të mos jenë në intensitetin e dy orëve më përpara,'- tha Dredha. 

E PLOTË- Vlora "nën" ujë/ Çfarë lanë
Postimi i ministrit

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes u shpreh se shkak i përmbytjeve kanë qënë prurjet e shumta nga rebeshi, por Forcat e Armatosura kanë shkuar në terren dhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut janë duke u përdorur për menaxhimin e situatës.

“Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit. Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut. Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim.” shkruhet në njoftimin e ministrit Vengu.

Në orët e mbrëmjes, reshjet do të dobësohen në pjesën më të madhe të vendit, por në juglindje pritet që reshjet të jenë ende të forta, të shoqëruara me stuhi dhe breshër. Përkeqësimi i motit pritet të zgjasë deri të hënën, me ndikim të madh në rajonin. Reshjet intensive mund të arrijnë deri në 100 tonë për hektar, duke shkaktuar përmbytje akoma më të mëdha./ ZËRI

Poll

MOS HUMB