Aktualitet

Përmbytjet në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha

Gjithashtu në Bashkinë Vlorë, Forcat e Armatosura po ndërhyjnë edhe 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut.

M.M
Përmbytjet në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Situata u
Forcat e armatosura

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim në lidhje me gjendjen pas përmbytjeve të shumta në Shqipëri. Sipas njoftimit të ministit Pirro Vengu, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë duke bashkëpunuar me bashkitë sa i përketë gjendjes së shkaktuar nga shirat e dendur.

Gjithashtu në Bashkinë Vlorë, përmbytjet e shumta erdhën si pasojë e prurjeve të mëdha nga shiu ndërsa Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë për monitorimin e situatës.

Postimi i Ministrit të Mbrojtjes:

Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme. Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit. Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut. Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim.

Poll

MOS HUMB