Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, gjashtë të plagosur

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë së rrugës dhe shpejtësisë së automjeteve.

M.M
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, gjashtë
Pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit, ku një fugon me pasagjerë ka përplasur një fugon mallrash. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 6 persona. Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë së rrugës dhe shpejtësisë së automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në Buzëmadh të Cakranit ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 17:10, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB