
DURRËS- Nikoll Radaçi, 57-vjeçari i përfshirë në aksidentin tragjik të majit në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë dhe mbeti i plagosur një tjetër do të përballet me një proces të zakonshëm gjyqësor. Gjykata e Durrësit nuk ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar dhe ka vendosur që çështja të kalojë për shqyrtim në themel.
Gjatë shqyrtimit paraprak, gjykata ka cilësuar si të papërdorshme procesverbalin e marrjes së mostrës së gjakut dhe aktin e ekspertimit toksikologjik. Mbrojtja kishte pretenduar se analizat provonin se 57 vjeçari nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, ndryshe nga sa kishte deklaruar policia pas arrestimit.
Gjithashtu eshtë vendosur pushimi i akuzës për drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt, pasi kjo vepër penale është përfshirë në amnistinë penale të këtij viti.
Radaçi do të gjykohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen e një të mituri tjetër./ZËRI