Politikë

“A e keni kërcënuar Veliajn?” Rama reagon për akuzat: Si ato zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

Kjo përbën reagimin e parë publik të Ramës lidhur me akuzat e Veliajt, i cili nga burgu ka pretenduar se është kërcënuar përmes ministrit Toni Gogu dhe se i është kërkuar të japë dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar kryeministrin se qëndron pas protestave kundër tij.

zh.ll
“A e keni kërcënuar Veliajn?” Rama reagon për akuzat:
erion veliaj-edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë përplasjen në distancë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pas akuzave të drejtpërdrejta të këtij të fundit ndaj kreut të qeverisë.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së, Silvio Moreira de Sousa, Rama shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke i cilësuar polemikat si “zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard”.

Kjo përbën reagimin e parë publik të Ramës lidhur me akuzat e Veliajt, i cili nga burgu ka pretenduar se është kërcënuar përmes ministrit Toni Gogu dhe se i është kërkuar të japë dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar kryeministrin se qëndron pas protestave kundër tij.

"Dua të them që raporti i progresit është, në radhë të parë, pasqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në çfarë forme është qeveria, lexon raportin e progresit dhe e ka aty dëftesën e qeverisë. Një dëftesë që mua më gëzon. Sepse është shumë e qartë që Shqipëria ka bërë një progres të madh, të cilin, për fat të keq, shqiptarët nuk e konstatojnë dot nga ekranet dhe kanalet e dezinformimit publik. Qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë, siç e kam thënë edhe më parë, çdo ditë, me pikërisht këtë objektiv për të cilin jemi mbledhur sot në këtë konferencë. Objektivin historik të bashkimit të vendit tonë me Europën dhe moslejimin e humbjes së një mundësie historike që e kemi krijuar me shumë punë, por që është ndihmuar edhe nga rreshtimi i yjeve në favor të Shqipërisë.
Të tjerat janë si këto zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Aq sa janë ato të rëndësishme për ne që jemi këtu, aq janë të rëndësishme për mua ato që pyetët ju", u shpreh Rama./ZËRI

MOS HUMB