Bota

37 vite nga rënia e Murit të Berlinit, fundi i një epoke në historinë e Evropës

Më 9 nëntor 1989 një njoftim i zyrtarit të Gjermanisë Lindore Günter Schabowski për lehtësimin e rregullave të udhëtimit drejt Perëndimit shkaktoi një reagim të papritur.

M.K.

37 vite nga rënia e Murit të Berlinit, fundi i një epoke në

Gjermania shënon sot 37 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë moderne që shënoi fundin simbolik të ndarjes së Evropës gjatë Luftës së Ftohtë.

I ndërtuar në vitin 1961, muri ndau për më shumë se 28 vjet Berlinin Lindor nga ai Perëndimo duke shkëputur familje, miq dhe duke kufizuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

Më 9 nëntor 1989 një njoftim i zyrtarit të Gjermanisë Lindore Günter Schabowski për lehtësimin e rregullave të udhëtimit drejt Perëndimit shkaktoi një reagim të papritur. Pas deklaratës së tij se rregullat hynin në fuqi menjëherë, mijëra qytetarë u drejtuan drejt pikave kufitare.

Përballë turmave të mëdha rojet kufitare hapën barrierat, duke lejuar kalimin e lirë. Qytetarët u përqafuan dhe festuan, ndërsa shumë prej tyre nisën të shembnin pjesë të murit që për dekada kishte simbolizuar ndarjen.

Kjo ngjarje erdhi pas muajsh protestash paqësore dhe kërkesash për liri e demokraci në Gjermaninë Lindore. Më pak se një vit më vonë më 3 tetor 1990 Gjermania u ribashkua zyrtarisht.

37 vite më pas rënia e Murit të Berlinit mbetet simbol i fuqishëm i lirisë dhe i ndryshimeve historike që mund të sjellë vullneti i qytetarëve./ZËRI

MOS HUMB