pamje nga vendngjarja
CËRRIK- Një zjarr i përmasave të mëdha raportohet mbrëmjen e sotme në një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në ambientet e stanit, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.
Ndërkohë, në forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të cilat po mbështeten nga ekipet e Elbasanit, Gramshit dhe Belshit po vijojnë ndërhyrjen për shuarjen e flakvë. /ZËRI