TIRANË- Në 3.59 milionë euro llogaritet deri më tani dëmi financiar i raportuar nga bizneset në Tiranë, pas dëmtimeve të pësuara gjatë protestave. Shifra i referohet deklarimeve të kryera online përmes shërbimit elektronik 'Dëmi im'.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se procesi i raportimit vijon të jetë i hapur dhe subjektet tregtare të prekura mund të aplikojnë për të evidentuar dëmet në ambientet e tyre.
Deklarimi mund të kryhet përmes portalit e-Albania ose faqes zyrtare të Administratës Tatimore. Kjo e fundit thekson se po vijon punën për të lehtësuar procedurat dhe për të mbështetur bizneset në dokumentimin e humbjeve të shkaktuara./ZËRI