
SERBI- Prestigjozja britanike “The Times” pretendon se natën e zgjedhjeve në Beograd, u përgatit një skenar i një kontestimi të dhunshëm të rezultateve, nga i cili Aleksandër Vuçiç hoqi dorë në orën 21:30, vetëm 90 minuta pasi u mbyllën qendrat e votimit. Sipas "The Times", ndërhyrjet diplomatike dhe telefonatat nga përfaqësues të qeverive europiane mund të kenë ndikuar në vendimin e tij për të pranuar rezultatin zgjedhor.
Çfarë ndodhi
Në një raport nga Beogradi më 27 tetor, gazetari Tom Kington deklaron se bashkëbiseduesit e tij e siguruan se Vuçiç, i vendosur të qëndronte në pushtet pas 12 vitesh, planifikonte të hidhte poshtë rezultatin nëse zgjedhjet do të ishin të ngushta. Ish-komandanti i njësisë policore antiterroriste, Spasoje Vulevic, tha se rreth 4.000 policë dhe 3.000 rrahës u dërguan në qendër të Beogradit dhe se ai ishte "100% i sigurt" se plani ishte të mos njihej rezultati.
Gjatë ditës, sipas fjalëve të tij, njerëz me të zeza në grupe të vogla prej 20 deri në 30 vetash shkuan drejt Parkut Pionirski për të rimarrë vendbanimin me tenda, xhandarët zunë pozicione, rrugët u bllokuan dhe dritat e rrugëve u fikën.
Avokati i Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, Rade Gjuriç, siç raporton gazeta, supozon se qeveria do të pretendonte se kishte parregullsi dhe do të kërkonte përsëritje të votimit, gjë që do të shkaktonte protesta, dhe më pas dhuna do të shërbente si justifikim për të anuluar zgjedhjet.
Eurodeputeti Sandro Gozzi, kryetar i Partisë Demokratike Evropiane në PE, tha se grupi kishte marrë raporte shqetësuese nga burime diplomatike të dielën se Vuçiç ishte gati të luftonte dhe të organizonte një grusht shteti. Në orën 18:43, grupi i tij lëshoi një paralajmërim se partia e Vuçiçit mund të mobilizohej për të provokuar konflikte rreth orës 21:00, kur shfaqen parashikimet e para.
"Të dielën morëm raportime alarmante nga burime diplomatike se Vuçiç ishte gati të luftonte dhe të kryente një grusht shteti”, u shpreh Gozzi.
Në orën 18:43, grupi i tij publikoi një paralajmërim se partia e Vuçiçit mund të mobilizohej për të nxitur përplasje rreth orës 21:00, kur pritej të dilnin projeksionet e para të rezultateve.
Radomir Saiçiç, kandidati i Listës Studentore, pretendon gjithashtu se Vuçiçi kishte një plan për të ndryshuar me forcë rezultatin nëse diferenca do të ishte e ngushtë. Sipas tij, telefonata të shumta nga policia dhe qarqe të tjera e bindën presidentin të tërhiqej.
Saiçiç deklaroi gjithashtu se një polic, i cili kishte paralajmëruar kolegët të mos ushtronin dhunë dhe të mos qëllonin ndaj protestuesve, kishte marrë një kërcënim anonim.
Sipas pretendimeve të raportuara nga gazeta, në orën 21:30 Vuçiçi hoqi dorë nga plani i dyshuar dhe personat e mobilizuar për përplasje u larguan.
"Ata kishin një plan për të përdorur forcën brutale për të zhvlerësuar vullnetin e votuesve, nëse rezultati do të ishte i ngushtë. Por kam informacion se ai mori shumë telefonata nga policia dhe qarqe të tjera, të cilat e shtynë të ndryshonte mendje. Ata e bindën se zbatimi i këtij plani do të përfundonte shumë keq për të”, tha Saiçiç.
Dyshime për ndërhyrje diplomatike nga Europa
SIpas burimeve për The Times, kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili sipas raportimit kishte humbur pushtetin pas 16 vitesh në prill, mund të ketë ndërhyrë për ta bindur Vuçiçin të tërhiqej.
Dyshohet se telefonatat erdhën nga qeveri evropiane në nivelet më të larta dhe jo nga strukturat e policisë. Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim të pavarur mbi identitetin e zyrtarëve që mund të kenë komunikuar me Vuçiçin apo mbi përmbajtjen e bisedave.
Pse ka rëndësi kjo çështje?
Nëse konfirmohet se qeveria serbe po shqyrtonte mundësinë e kundërshtimit të rezultateve zgjedhore me dhunë, kjo do të përbënte një nga kërcënimet më serioze ndaj vullnetit elektoral në historinë e afërt të Serbisë.
Megjithatë, deri tani bëhet fjalë për pretendime të kundërshtarëve politikë, një eurodeputeti dhe një ish-komandanti policie, pa dokumente publike që t’i provojnë ato.
Çështja ngre gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e qeverive evropiane në uljen e tensioneve, një aspekt që nuk mund të verifikohet pa deklarime zyrtare nga palët e përfshira.
Vëmendja tashmë përqendrohet te mundësia që prokuroria dhe policia serbe të hetojnë pretendimet për mobilizimin e personave të përgatitur për përplasje dhe për angazhimin e forcave të sigurisë gjatë ditës së zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Vuçiçit këmbëngul se prania e shtuar e policisë ishte një masë parandaluese për shkak të kërcënimeve për dhunë nga protestuesit.
Rezultati i Zgjedhejeve
Vuçiçi mori pjesë në zgjedhje si drejtues i listës së Partisë Progresive Serbe (SNS), pasi kishte dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit, teksa u përball me një rezultat historik duke u mundur përballë Listës Studentore.
Lista Studentore siguroi rreth 52 për qind të votave dhe afërsisht 140 mandate, ndërsa SNS-ja mori rreth 40 për qind të votave dhe 104 mandate./ZËRI