Aktualitet

Vijon protesta para Kryeministrisë, policia gjobit një tjetër pjesëmarrës

Megjithatë, edhe këtë herë nuk kanë munguar masat administrative ndaj pjesëmarrësve, pasi uniformat blu kanë gjobitur një tjetër të ri.

M.K.
Vijon protesta para Kryeministrisë, policia gjobit një tjetër
FOTO

TIRANË- Në protestën kombëtare të radhës studentë, pedagogë dhe qytetarë të ndryshëm janë pozicionuar para godinës së Kryeministrisë pasi pak më parë marshuan nga Ministria e Arsimit aty ku nisi tubimi i sotëm.

Protesta është zhvilluar e qetë, pa u shënuar incidente apo përplasje me policinë. Megjithatë, edhe këtë herë nuk kanë munguar masat administrative ndaj pjesëmarrësve, pasi uniformat blu kanë gjobitur një tjetër të ri.

Ndërkohë studentët vijojnë të mbajnë qëndrimin e tyre për refuzimin e dialogut me kryeministrin Edi Rama duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e tij nga drejtimi i qeverisë. Protestat vijojnë të zhvillohen para institucioneve shtetërore me pjesëmarrjen e studentëve pedagogëve dhe qytetarëve./ZËRI

MOS HUMB