Aktualitet

Erjon Vishkulli pas operacionit të suksesshëm: Beteja vazhdon, javën e ardhshme ndërhyrja për shikimin

Përmes një statusi në rrjetet sociale, 28- vjeçari ka treguar se ndërhyrjen e radhës e konsideron si ndoshta më të rëndësishmen e gjithë këtij rrugëtimi pasi lidhet drejtpërdrejt me mundësinë për të parë sërish.

M.K.
Erjon Vishkulli pas operacionit të suksesshëm: Beteja vazhdon,
Erjon Vishkulli

ROMË- Erjon Vishkulli ka ndarë një lajm pozitiv me ndjekësit e tij, duke bërë të ditur se ndërhyrja kirurgjikale e kryer sot ka përfunduar me sukses. Megjithatë,sfida më e rëndësishme për të mbetet rikuperimi i shikimit për të cilin javën e ardhshme e pret një tjetër operacion.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, 28- vjeçari ka treguar se ndërhyrjen e radhës e konsideron si ndoshta më të rëndësishmen e gjithë këtij rrugëtimi pasi lidhet drejtpërdrejt me mundësinë për të parë sërish.

“Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon... Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim. Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë! Zoti më dhëntë forcë dhe e bëftë mbarë. Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua”, shkruan Vishkulli.

Erjon Vishkulli pas operacionit të suksesshëm: Beteja vazhdon,

I riu nga Elbasani mbeti i plagosur në sy gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin 'Skënderbej' në Tiranë. Pas marrjes së ndihmës në Spitalin e Traumës, ai u transportua në Itali për trajtim të specializuar.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes. Përmes një letërporosie drejtuar autoriteteve italiane ka kërkuar sekuestrimin e objektit që pritet të nxirret nga syri i 28vjeçarit, për t'iu nënshtruar ekspertizës. Hetimet përfshijnë edhe veprimet e efektivëve të policisë, për të verifikuar nëse gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve është përdorur forcë përtej kufijve të lejuar./ZËRI

MOS HUMB