Aktualitet

Garda e Republikës me buxhet 2.84 miliardë lekë për vitin 2027, ja si parashikohet të shpërndahen fondet

Projektbuxheti u bë i ditur nga drejtori i institucionit Simon Zereci gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ku përveç financimit dhe investimeve, vëmendje morën edhe problematikat që lidhen me personelin.

M.K.
Garda e Republikës me buxhet 2.84 miliardë lekë për vitin
Simon Zereci

TIRANË- Garda e Republikës pritet të ketë një buxhet prej 2.84 miliardë lekësh për vitin 2027 me një rritje prej 2.6% në raport me një vit më parë. Projektbuxheti u bë i ditur nga drejtori i institucionit Simon Zereci gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ku përveç financimit dhe investimeve, vëmendje morën edhe problematikat që lidhen me personelin.

Sipas të dhënave të prezantuara pjesa më e madhe e fondit rreth 2.73 miliardë lekë do të përdoret për shpenzimet korrente, ndërsa 110 milionë lekë janë parashikuar për investime. Këto të fundit përfshijnë përmirësimin e mjeteve të transportit, pajisjeve të sigurisë dhe infrastrukturës së institucionit.

Konkretisht55.5 milionë lekë do të shkojnë për rinovimin e automjeteve 18.06 milionë lekë për sistemet e sigurisë dhe kamerat e vëzhgimit, ndërsa 32 milionë lekë janë parashikuar për rikonstruksionin e objektit të Sektorit të Ruajtjes së Rezidencave në Vlorë.

Gjatë diskutimit në komision një prej çështjeve të ngritura ishte edhe trajtimi i efektivëve të Gardës. Deputeti Erald Kapri kërkoi më shumë vëmendje ndaj kushteve financiare të punonjësve duke vënë në dukje vështirësitë ekonomike me të cilat përballen dhe largimet nga detyra.

Për këtë çështje drejtori Simon Zereci bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë regjistruar 28 dorëheqje nga radhët e efektivëve. Shifra rikthen në vëmendje sfidën e mbajtjes së personelit dhe rëndësinë e kushteve të punës për funksionimin e institucionit.

Ndërkohë, në të njëjtën mbledhje u bë e ditur edhe zgjerimi i organikës së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Burgjeve. Nga 70 punonjës që ka aktualisht, institucioni pritet të shtojë edhe 61 pozicione të tjera./ZËRI

MOS HUMB