Video

Zhduket anija me 800 tonë mbetje toksike nga Shqipëria

Ndërkohë në Shqipëri, Drejtoria e Doganave bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit dhe mbi bazën e informacioneve të shkëmbyera me Konventën e Bazel dhe OLAF, kanë identifikuar një ngarkesë të dyshimtë, e cila është nisur nga Porti i Durrësit.

F.I
Zhduket anija me 800 tonë mbetje toksike nga Shqipëria
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Autoritetet tajlandeze janë në garë për të ndaluar rreth 100 kontejnerë transporti të mbushura me mbetje të rrezikshme industriale nga Shqipëria. "Basel Action Network", një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA që gjurmon tregtinë toksike, informoi Tajlandën se kontejnerët po shkojnë drejt vendit të tyre. Mendohet se brenda kanë pluhur të dëmshëm të furrave me hark elektrik. Po ashtu, lajmëruan se një nga anijet që transportonte kontejnerët nuk është e dukshme në shërbimet e gjurmimit të vendndodhjes detare. Nuk ka ende konfirmim zyrtar se cila ka qenë origjina e këtyre mbetjeve, por konfirmohet se ngarkimi u bë më 4 Korrik të këtij viti nga Porti i Durrësit, me destinacion përfundimtar Tajlandën më 20 ose 22 Gusht (në varësi të kohës), pasi të bënin ndalesa në Singapor dhe Malajzi. Ndërkohë në Shqipëri, Drejtoria e Doganave bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit dhe mbi bazën e informacioneve të shkëmbyera me Konventën e Bazel dhe OLAF, kanë identifikuar një ngarkesë të dyshimtë, e cila është nisur nga Porti i Durrësit.

“Maersk Campton” ka fikur sinjalin prej datës 31 korrik dhe nuk po arrihet të gjendet vendndodhja, teksa ndalesën tranzit të radhës u njoftua se kishte Cape Town, në Afrikën e Jugut. Autoritetet tajlandeze kanë konfirmuar se “ngarkesa do kthehet mbrapsht” dhe kanë kontaktuar me homologët në Shqipëri, por edhe në Afrikën e Jugut. Anijet 'Maersk Candor' dhe 'Maersk Campton' pritet të arrijnë në Singapor javën e ardhshme dhe prej aty ngarkesat të lundrojnë drejt Tajlandës si destinacion përfundimtar i ngarkesës së dyshuar me mbi 800 ton mbetje toksike./ZËRI

Poll

MOS HUMB