
BRAZIL- Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në qytetin Guarulos pasditen e 4 gushtit. Siç shihet në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, gjithçka ndodhi teksa objektivi i grabitësve, Ottavio Ribeiro po kthehej në shtëpi pas pune.
MOMENTI ME VIDEO:
Papritur iu afrua një motoçikletë me dy persona, të cilët nën kërcënimin e armës i kërkuan t'u jepte gjithçka me vlerë që kishte me vete. Edhe pse në fillim duket se Ribeiro i bindet urdhrave të grabitësve, ai befas bën një lëvizje dhe nxjerr armën e tij dhe qëllon disa herë një nga grabitësit.
Pas të shtënave, Ribeiro u kthye në shtëpi dhe kur mbërriti Policia, ai u tha atyre se u largua sepse kishte frikë. Pas marrjes në pyetje... ai u la i lirë, edhe pse kishte vrarë një person./ZËRI