Video

Zelenskyy, për herë të parë në Shqipëri!

Zelenskyy kërkoi që ndihma e BE për Ukrainën të dërgohet në kohë, pasi kjo ka të bëjë në mënyrë direkte me mbijetesën e këtij vendi. Nga ana tjetër Rama u bëri thirrje shteteve të zhvilluara të BE-së që të shmangin burokracitë dhe të mundësojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën.

F.m
Zelenskyy, për herë të parë në Shqipëri!
Edi Rama dhe Volodymyr Zelenskyy

TIRANË- Është mbajtur sot në Tiranë samiti Ukrainë-Europë Juglindore. Të pranishëm kanë qenë kryetarët e shteteve të këtyre vendeve. Punimet u çelën nga fjala e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit ukrainas. Rama dhe Zelenskyy u shprehën së bashku, se lufta e Ukrainës është një luftë për demokracinë, dhe është jetike për Europën që të frenohet agresioni rus.  Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, mbërriti prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Zelenskyy kërkoi që ndihma e BE për Ukrainën të dërgohet në kohë, pasi kjo ka të bëjë në mënyrë direkte me mbijetesën e këtij vendi. Nga ana tjetër Rama u bëri thirrje shteteve të zhvilluara të BE-së që të shmangin burokracitë dhe të mundësojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën. Kjo është vizita e parë e Presidentit të Ukrainës në Shqipëri, ndërsa këtë shkurt u bënë dy vjet nga agresioni i Rusisë në Ukrainë. Në kuadër të këtij samiti në Tiranë janë marrë një sërë masash sigurie, ndërkohë që 1500 efektivë policie janë në terren. ZËRI solli pamje të forcave RENEA që shoqëronin ekskortën e Zelenskyyt si dhe snajperistë të vendosur në godinat rreth kryeministrisë.

 

Poll

MOS HUMB