Video

Manastirliu: Jam kërcënuar nga Beqaj për sterilizimin!

Ajo shton se për këtë gjë e kishte vënë në dijeni edhe kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit e kishte këshilluar që të mos merrej me këtë temë, pasi kishin një ‘projekt tjetër’.

F.m
Manastirliu: Jam kërcënuar nga Beqaj për sterilizimin!
Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar përpara Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) se është kërcënuar nga paraardhësi i saj, Ilir Beqja, duke e rënduar pozitën e këtij të fundit përpara autoriteteve. E pyetur për koncensionin e sterilizimit, në dëshminë e publikuar nga Pamfleti, Manastirliu është shprehur se vendosja në punë e kësaj qendre në QSUT, do të kishte një kosto prej 1 milionë eurosh në vit, 10 herë më pak se vlera e koncensionit të miratuar nga Beqaj. Manastirliu që në atë kohë ishte drejtoreshë pranë QSUT-së thotë se për shkak të insistimit të saj për qëndrën e sterilizimit, është kërcënuar me pushim nga puna nga Beqaj.

Ajo shton se për këtë gjë e kishte vënë në dijeni edhe kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit e kishte këshilluar që të mos merrej me këtë temë, pasi kishin një ‘projekt tjetër’. Ndërsa lidhur me akuzën për ndryshimin e kontratës më 15 janar 2020, kur ishte ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se ky ndryshim ishte parashkruar. Emrin e Manastirliut në këtë hetim e implikoi vetë Beqaj, i cili deklaroi disa javë më parë se i kërkoi prokurorëve të SPAK të hetonte edhe për periudhën e pas largimit të tij si ministër dhe të zëvendësimit me Manastirliun.

Në burg për aferën e sterilizimit mbahen biznesmeni Ilir Rrapaj, dhe ish-zëvendësministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj. Ndërsa nën hetim është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili është vendosur në masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”. Nga ana tjetër, kontrata e dosjes së Sterilizimit u zhduk gjatë kohës që Artjola (Ola) Zaimi (Kurtulaj), ka qenë shefe protokolli në Ministrinë e Shëndetësisë. Ajo është bashkëshortja e Ermal Kurtulajt, emri i të cilit doli si i përfshirë në një tjetër skandal me Beqajn, në atë të pastrimit të parave.

Poll

MOS HUMB