Video

Pse prindërit s'e duan serialin "Peppa Pig"?

Ndoshta problemi është se, ndërkohë që Peppa përballet me realitetin me çiltërsi, kjo qasje e pafiltruar ndaj jetës së përditshme mund të interpretohet ndryshe nga audienca.

F.m
Pse prindërit s'e duan serialin "Peppa Pig"?
Peppa Pig

SHBA- Filmi vizatimor "Peppa Pig" po përballet me një valë kritikash. "The Wall Street Journal" shkruan se prindërit e shqetësuar po vënë në dyshim ndikimin e shfaqjes në edukimin e fëmijëve të tyre, duke e konsideruar derrkucën Peppa, si një "ndikim të keq". Peppa Pig, me karizmën e saj të padiskutueshme dhe aventurat në dukje të pafajshme, tashmë është në syrin e uraganit për promovimin e qëndrimeve që shumë prindër i konsiderojnë të papërshtatshme për zhvillimin e të vegjëlve. A mund të jetë derrkuci vërtet një burim sjelljesh të këqija kur në fakt është krijuar për argëtimin e fëmijëve? Armita Asgari, 41 vjeç, vuri re ndryshime në sjelljen e djalit të saj 5-vjeçar Luca, kur ai filloi të refuzonte ushqimin ose për të deklaruar fundin e miqësive me vetëm një fjalë: Ti nuk je më miku im!

Kayla Tychsen, një trajnere prindërore kritikon padurimin dhe vrazhdësinë e Peppës, duke treguar se si këto qëndrime paraqiten pa pasoja apo qortime brenda serialit. Përfaqësime të tilla ngrenë shqetësime për llojin e sjelljes që po normalizohet tek më të vegjlit, veçanërisht në një kontekst ku kërkohet të promovohen teknikat e prindërimit të bazuara në respektin dhe ndjeshmërinë reciproke. Ndoshta problemi është se, ndërkohë që Peppa përballet me realitetin me çiltërsi, kjo qasje e pafiltruar ndaj jetës së përditshme mund të interpretohet ndryshe nga audienca.

Esra Cafer, nënkryetare e "Hasbro", gjiganti amerikan që zotëron të drejtat e Peppa-s, në një deklaratë për WSJ, mbron derrkucin si një personazh autentik, mënyra e të vepruarit të të cilit përfaqëson një reagim të natyrshëm dhe të ndershëm ndaj botës. Megjithatë, ky justifikim bie ndesh me perceptimin e atyre që e shohin atë si një model të keq për fëmijët. Në epiqendrën e polemikave është trajtimi që i bëhet Daddy Pig, i cili është shpesh në shënjestër të talljeve dhe komenteve nënçmuese, veçanërisht për përmasat e tij. Kjo lloj dinamike familjare shkakton pikëpyetje rreth roleve të prindërve dhe stereotipeve brenda bërthamës familjare.

 

Poll

MOS HUMB