Video

Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

Sipas burimeve, konflikti ka nisur pasi xhaxhai e kishte kapur të miturin duke konsumuar cigare hashashi dhe i kishte treguar për këtë vëllait të tij, babait të 16-vjeçarit

zh.ll
Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë brenda familjes është regjistruar mbrëmjes e së martës në Kamëz, ndërsa është raportuar mesditën e kësaj të mërkure, ku një 16-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka plagosur me thikë xhaxhain e tij. Sipas burimeve, konflikti ka nisur pasi xhaxhai e kishte kapur të miturin duke konsumuar cigare hashashi dhe i kishte treguar për këtë vëllait të tij, babait të 16-vjeçarit. Pas kësaj, i mituri dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka goditur dy herë xhaxhain, duke i shkaktuar plagë të rënda. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar 16-vjeçarin. Autoritetet po punojnë për dokumentimin e ngjarjes, ndërsa pritet të dalin më shumë detaje në vijim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB