TIRANË- Nga kamerierë e punonjës mirëmbajtjeje deri te inxhinierë dhe kujdestarë fëmijësh dhe të moshuarish, të huajt po bëhen një pjesë gjithnjë e më e dukshme e tregut shqiptar të punës. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, publikuar nga Monitor, në total për vitin 2025 janë miratuar online 18,156 kërkesa punësimi për shtetas të huaj. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit me 43.4%. 18% e kërkesave për punësime të miratuara online nga AKPA ishin nga Filipinet. Kërkesat e miratuara të lejeve të punës për shtetasit nga Egjipti zunë 15% të totalit, ndërsa nga Turqia 9%, Kosova 4% dhe Italia 3%. Në vitin 2025, u dhanë 3,251 leje pune për shtetas indianë, gati dy herë më shumë se një vit më parë dhe 3279 leje për shtetas nga Filipinet.
/ZËRI