Video

Baste të paligjshme! AMP "zbarkon" në lokali pranë Fushë-Krujës

Sipas njoftimit të AMP-së, operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga strukturat e Inteligjencës Operative, ndërsa kontrolli u ushtrua në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të Ahmet Stafukës, në zonën e njohur si “Tregu Fshatar”.

zh.ll
Baste të paligjshme! AMP "zbarkon" në lokali pranë
amp gjate operacionit

TIRANË- Një aktivitet i dyshuar për organizimin e basteve sportive dhe lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin është goditur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, i zhvilluar pranë Fushë-Krujës. Sipas njoftimit të AMP-së, operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga strukturat e Inteligjencës Operative, ndërsa kontrolli u ushtrua në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të Ahmet Stafukës, në zonën e njohur si “Tregu Fshatar”. Gjatë kontrollit u sekuestruan katër pajisje kompjuterike, katër monitorë, pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive të paligjshme. AMP bën me dije se hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë, dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar, si edhe për verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje të punonjësve të Policisë së Shtetit ose subjekteve të tjera që janë në fushën e mbikëqyrjes së Agjencisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB