Video

VËZHGIMI/ Lëvizjet e Mjacajt, para se të vriste Lleshin

Nga analizimi i pamjes, dallohet kontraktimi i tij sikur ruhet për të fshehur diçka në xhepa. Por, kjo me sa duket nuk u ka bërë përshtypje punonjësve të policisë që si rregull, do të duhej ta kontrollonin. Policët që e shoqëronin autorin e krimit për të dalë në ajrim ishin Indrit Dubali dhe Ilir Balla.

F.m
VËZHGIMI/ Lëvizjet e Mjacajt, para se të vriste Lleshin
Sokol Mjacaj dhe Arben Lleshi

TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë Sokol Mjacajn vetëm pak momente para se të vriste Arben Lleshin në burgun e Peqinit. Pamjet e publikuara nga Inside Story që janë filmuar nga kamerat e sigurisë tregojnë Mjacajn që del nga qelia e tij me numër 9. Në sfond janë edhe 3 punonjës policie. Njëri prej tyre, është shoqëruesi që e përcjell nga qelia në zonën e ajrimit, siç parashikohet në rregullat e sigurisë. Kamera e fikson për të paktën 16 sekonda në korridor para se të dalë jashtë dhe ai dallohet teksa shkon drejt derës me duar në xhepa. Nga analizimi i pamjes, dallohet kontraktimi i tij sikur ruhet për të fshehur diçka në xhepa. Por, kjo me sa duket nuk u ka bërë përshtypje punonjësve të policisë që si rregull, do të duhej ta kontrollonin. Policët që e shoqëronin autorin e krimit për të dalë në ajrim ishin Indrit Dubali dhe Ilir Balla.

Hapja e zgarës së hekurit për të dalë është bërë nga polici në shërbim në atë vend Fatos Pire. Pak çaste më vonë vrau Arben Lleshin, trupi it ë cilit nuk është tërhequr ende nga familjarët. Nuk përjashtohet mundësia që familjarët e Lleshit të kenë frikë të tërheqin trupin e të kryejnë ceremoninë e varrimit për shkak të hakmarrjes me familjen Hoxha. Arben Lleshi ka vrarë dhe ka djegur mikun e tij të fëmijërisë, Agim Hoxha, në Britaninë e Madhe. Që prej kësaj ngjarjeje, ka nisur një hakmarrje mes dy familjeve që deri më tani ka marrë pesë jetë. Dyshimet janë që fisi Hoxha mund të ketë paguar Mjacajn për vrasjen e Lleshit.

 

Poll

MOS HUMB