Video

Vëllezërit e Drejtoreshës së AZHT-së janë pjesë e grupit të Suel Çelës

F.m
Vëllezërit e Drejtoreshës së AZHT-së janë
Xhino, Adelajda dhe Marsel Roka

TIRANË- Dy prej anëtarëve të grupit të Suel Çelës që u godit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Xhino Roka dhe Marsel Roka rezulton të jenë vëllezërit e Adelajda Rokës, e cila është drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. "Syri.net” raporton se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontroll në banesën e tyre dhe kanë gjetur të gjitha lejet e ndërtimit në jug të vendit. Kjo pasi e motra, e cila është dhe zyrtare, ruante të gjitha dokumentet në banesën ku jetonin si familje. ZËRI ka tentuar që të kontaktojë me drejtoreshën e AZHT-së, por deri në publikimin e këtij materiali nuk ka marrë asnjë koment nga ana e saj.

Poll

MOS HUMB