
TIRANË- Mario Çela, vëllai i Suel Çelës është arrestuar në Belgjikë në kuadër të operacionit që Prokuroria e Posaçme zhvilloi në qytetin e Elbasanit. SPAK ka ngritur akuzat për 21 persona, mes të cilëve edhe ish-gjyqtarë, oficerë policie, avokatë e gazetarë. Në arrest me burg janë lënë 18 individë, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar i lartë policie që është identifikuar si Dedan Gjoni dhe ish-gjyqtarja, Pajtime Fetahu. Masa "arrest shtëpie" është caktuar për Blerina Beqirin, ndërsa dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë lënë në "detyrim paraqitje". Vetë Suel Çela është në arrati.