Video

Zbardhet atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas

Prek Kodra është akuzuar më herët edhe për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

F.m
Zbardhet atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas
Ardian Çapja dhe Suel Çela

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se atentati me snajper kundrejt Ardian Çapjas është porositur nga Suel Çela. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 8 qershor të vitit 2020, kur Çapja u tentua të vritej me snajper në banesën e tij, por sulmi dështoi. Sipas njoftimit të SPAK, snajperist ka qenë Prekë Kodra, 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe. Kodra është vënë në pranga. Prek Kodra është akuzuar më herët edhe për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vitin 2021, ngjarje që u zbulua në një nga e-mailet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të cilat u publikuan nga grupi i hakerave iranianë, që u futën dhe në e-mailin e Nanos. Sipas planit, fillimisht do të vritej një komandant i UÇK-së Ismet Haxha dhe më pas deputeti Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje. Vetë Prek Kodra i mohoi të gjitha akuzat për atentate ndaj politikanëve në Kosovë.

Poll

MOS HUMB