
Dritan Demiraj
ITALI- Dritan Demiraj, shqiptari që ishte dënuar me burg përjetë për vrasje të dyfishtë, ka ndërruar jetë më 25 prill, në moshën 39-vjeçare. Prej tetë vitesh, ai gjendej i shtruar në spitalin e burgut të Parmës, pasi ishte dhunuar barbarisht nga një boksier rumun në vitin 2016. Demiraj kishte vrarë në vitin 2014 ish-të dashurën e tij rumune Lidia Nusdorfi, si dhe partnerin e saj të ri, Silvio Mannina. Asokohe shqiptari u cilësua nga mediat italiane me nofkën “killeri i liqenit Azzurro”.
Poll