Video

SPAK sekuestron 21 pasuri të 'Visit të Pojës'

Pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave, mes Shqipërisë dhe Italisë.

F.I
SPAK sekuestron 21 pasuri të 'Visit të Pojës'
Elvis Doçi

TIRANË-Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 12 milion euro pasuri që i përkisnin grupit kriminal që u godit në kuadër të operacionit 'URA'. Bëhet fjalë pë 21 dyqane, troje, ndërtesa, bodrume dhe apartamente, ku 10 prej tyre janë prona të Elvis Doçit dhe familjarëve te tij, i njohur ndryshe si "Visi i Pojës", i cili ndodhet në arrati. Pasuritë e tjera janë në emër të Ervin Zeqirit dhe Juxhin Draxhit përfshirë edhe shoqërinë “Majestic Konstruksion” sh.p.k, me ortak Nazmi Shahinin, person i lidhur me Draxhin. Pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave, mes Shqipërisë dhe Italisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB