Video

Emrat: Biznesmenët që kalojnë kokainën nga Ekuadori

Trifon Murataj, u hoq nga regjistrat, por disa muaj më vonë kompania rifilloi importin e bananeve nga Ekuadori dhe vazhdoi tregtinë me mish të ngrirë nga Brazili.

F.I
Emrat: Biznesmenët që kalojnë kokainën nga Ekuadori
Trifon Murataj

TIRANË-Një raport i C4ADS, ka zbular një rrjet të gjerë kompanish shqiptare që, nën petkun e tregtisë së bananeve, kanë trafikuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës, përmes Shqipërisë. Bëhet fjalë për kompanitë: 'Masabi Fruit' ,'Bana King LLC/ 'Zico Sha' dhe 'Vision 22 LLC', MC FOOD, Albafresh, Jordil Sha dhe Elkos, Fat&Bes. Raporti vëren se që nga 2023, vetëm 'Masabi Fruit' me aksioner biznesmenin Trifon Murataj, ka vazhduar dërgesat direkte të bananeve nga Ekuadori në Shqipëri. “Masabi Fruit”, vazhdoi aktivitetin edhe pas një sekuestrimi droge në prill 2021. Edhe pse dy administratorët Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau u arrestuan dhe u hoqën nga kompania, ajo vazhdoi me një administrator të ri, Shyqyri Xibrau. Një model i ngjashëm ndodhi me “Bana King LLC”, e përfshirë në një sekuestrim droge në 2022. Trifon Murataj, u hoq nga regjistrat, por disa muaj më vonë kompania rifilloi importin e bananeve nga Ekuadori dhe vazhdoi tregtinë me mish të ngrirë nga Brazili. Murataj u shfaq sërish në regjistrat e kompanisë në 2023 dhe dyshohet se ka vepruar edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe biznese të tjera, përfshirë Vision 22 LLC. Një emër tjetër i përmendur është Dritan Gjika. Ai operonte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive të ligjshme të lidhura me sektorin e pasurive të paluajtshme dhe atë të frutave . Një rast tjetër i dokumentuar është edhe ai i Dritan Rexhepit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB