Video

Tensione, përplasje dhe gjoba në seancën e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej

Sot, avokatët duhet t’i drejtonin pyetje të penduarit Erion Alibej dhe që t’ju vihen në dispozicion 6 deklarime të Alibejt, që ende nuk i zotërojnë.

F.m

Tensione, përplasje dhe gjoba në seancën e të penduarit

TIRANË- Seanca që u mbajt sot për të penduarin e drejtësisë, Erion Alibej është zhvilluar mes tensioneve, përplasjeve dhe gjobave. Sot pritej ballafaqimi i dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe të të pandehurve të tjerë të dosjes “Plumbi i artë”, por gjithçka u shoqërua me tensione të forta mes avokatëve dhe prokurorëve të çështjes.

Sot, avokatët duhet t’i drejtonin pyetje të penduarit Erion Alibej dhe që t’ju vihen në dispozicion 6 deklarime të Alibejt, që ende nuk i zotërojnë. Kërkesa u refuzua nga prokurorët, që pretenduan se deklarimet në fjalë nuk i përkasin kësaj çështjeje, por fakteve të tjera penale. Gjithë debati u shoqërua me tone të larta dhe pas përplasjeve verbale me prokurorin e çështjes, Behar Dibra, katër nga avokatët e të pandehurve zgjodhën që të braktisnin sallën. Pas situatës së krijuar, trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndërpreu seancën dhe vendosi gjobë me nga 30 mijë lekë për 4 avokatët. Seanca tjetër pritet të mbahet më 1 korrik. Dosja “Plumbi i Artë” mbetet një nga proceset më të bujshme në luftën kundër krimit të organizuar, pasi përfshin emra të njohur të botës së krimit dhe rrëfime tronditëse të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar në zbardhjen e një sërë veprash të rënda penale.

Poll

MOS HUMB