Video

Katastrofë mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftën dhe ngordh gjallesat

Pamjet e publikuara dhe nga fotografi e aktivisti i RiverËatch Joshua David Lim, tregojnë një Vjosë të vdekur, ku asgjë nuk mbijeton.

F.m
Katastrofë mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës,
Vjosa

TIRANË- Vjosa, një Park Kombëtar e përfshirë në UNESCO, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës është kthyer në lum te egër të përmbytur nga nafta dhe me gjallesa të ngordhura. E gjithë kjo, falë faktit që nafta e Gorishtit që menaxhohet nga kompania AlbPetrol, vërshon nga stacioni në Vjosë pasi i bashkohet Përroit të Madh të Mërtirajt. Pamjet e publikuara dhe nga fotografi e aktivisti i RiverËatch Joshua David Lim, tregojnë një Vjosë të vdekur, ku asgjë nuk mbijeton.

Të njëjtat pamje janë publikuar edhe nga Organizata “EcoAlbania”, që tregojnë se derdhja e naftës në lumin e Vjosës, ka shkaktuar edhe ndotjen e gjallesave. I gjithë problem nis pasi mes Luginës së Vjosës dhe Luginës së Shushicës, ekziston një pasuri nëntokësore aty gjenden rreth 150 puse aktive nafte, që shkojnë deri në 1500 metra thellësi, të shpërndara në një sipërfaqe prej 6 km². E gjithë kjo pasuri nëntokësore, në vend që të kthehej në një burim përfitimi, shumë shpejt do të jetë një katastrofë mjedisore për shkak të ndotjes që përhapet në të gjithë ekosistemin dhe shkakton vdekjen e gjallesave./ZËRI/

Poll

MOS HUMB