Video

SPAK mbyll hetimet për dosjen CEZ-DIA, Meta dhe Kryemadhi të pandehur

Brenda pak ditësh SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotësim apo pushohet.

F.m
SPAK mbyll hetimet për dosjen CEZ-DIA, Meta dhe Kryemadhi të pandehur
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. SPAK i ka komunikuar Kryemadhit dhe Metës 3 akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.

Akuzat do t’i komunikohen edhe personave të tjerë të eskpozuar në këtë dosje. Brenda pak ditësh SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotësim apo pushohet. Vetë Meta e ka quajtur një farsë hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve. Ai ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit 2024. Meta u thirr nga prokuroria e posaçme në shkurt të 2024 për të dhënë shpjegime në cilësinë e ministrit të Tregtisë, Ekonomisë dhe Energjetikës. Dyshimet janë se nga mbledhja e borxhit të debitorëve që do të bëhej nga kompania DIA, shteti shqiptar pësoi një dëm financiar në vlerën e 414 milionë eurove.

Poll

MOS HUMB