Video

17 fëmijë me salmonelë në Gramsh!

Për 6 fëmijë të tjerë pritet të dalin përgjigjet por edhe ata kanë rezultuar me rritje të ngarkesës bakteriale.

F.m
17 fëmijë me salmonelë në Gramsh!
Fëmija i infektuar

GRAMSH- 17 fëmijë që frekuentonin kopështin nr.1 në Gramsh ku dhe ndodhi helmimi masiv, rezultojnë të jenë të infektuar me salmonelë. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’. Për 6 fëmijë të tjerë pritet të dalin përgjigjet por edhe ata kanë rezultuar me rritje të ngarkesës bakteriale.

Ndërkohë AKU është duke kryer analiza të mostrave të produkteve ushqimore që kanë konsumuar fëmijët në kopësht. Helmimi masiv u raportua të premten, por prindërit kanë rrëfyer se që ditën e martë të javës së kaluar, fëmijët kanë pasur simptoma si diarre, ethe, temperaturë e të vjella. Shkak dyshohet se është bërë ushqimi që fëmijët konsumonin në kopësht, i cili dërgohej nga kompania "Nelsa SHPK", një kompani që ka fituar tenderin për furnizimin me ushqim të kopshteve dhe çerdheve në Gramsh. Për rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria e rrethit të Elbasanit, por ende nuk ka detaje të tjera. Sot prindërit dolën në protestë dhe kërkuan që të zbardhet e vërteta dhe që fajtorët për këtë ngjarje të mbajnë përgjegjësi, ndërsa kryebashkiaku i Gramshit, Besion Ajazi në një përgjigje zyrtare për ZËRI, thotë se është ende herët për të dalë në përfundimin se helmimi ka ardhur si pasojë e ushqimit.

Poll

MOS HUMB