Video

SPAK: Kryemadhi përfitoi mijëra euro nga biznesmeni Shatku

Mes tyre përmenden pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

F.m
SPAK: Kryemadhi përfitoi mijëra euro nga biznesmeni Shatku
Monika Kryemadhi dhe Adrian Shatku

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se deputetja Monika Kryemadhi ka përfituar të paktën 34 mijë euro nga nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holdings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Mes tyre përmenden pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, pagesa për blerje në dyqanet Maçapani në vlerën 12,000 USD, si dhe pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për vajzën e saj, Bora Metaj. Gjithashtu, sipas SPAK, Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres.

Poll

MOS HUMB