KORÇË- Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar një skandal në Spitalin e Korçës. Sipas raportit, bëhet fjalë për kushte të rënda higjienosanitare. Në kuzhinën dhe ambientet ku përgatitet ushqimi janë jashtë standardeve ligjore, ndërsa frigoriferët nuk kanë matës temperature.ëmijët, nga 1 muaj deri në 3-vjeç, të cilët nuk marrin një menu pediatrike dhe ushqehen si të rriturit. Qumështi, perimet dhe mishi, të cilat janë të paguara nga shteti, shpesh nuk u serviren pacientëve. Në listën e gjetjeve të Spitalit, gjithashtu raportohet se për rreth 8 muaj darka për pacientët ishte vetëm “kos”. Nga verifikimi u konstatua se në strukturën organizative të Spitalit Rajonal Korçë, nuk është parashikuar pozicioni i punës “Mjek dietolog”. Auditimi u krye me përzgjedhje për muajt tetor 2024, dhjetor 2024, shkurt 2025, prill 2025 dhe qershor 2025./ZËRI