Video

Shuhet Margarita Xhepa

Gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi. Ajo është nderuar me titujt 'Nderi i Kombit' dhe 'Artiste e Popullit e Shqipërisë'.

F.m
Shuhet Margarita Xhepa
Margarita Xhepa

TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Vetëm një ditë më parë aktorja festoi ditën e saj të lindjes. Margarita Xhepa, lindi më 2 prill 1934 dhe është një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar. Gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi. Ajo është nderuar me titujt 'Nderi i Kombit' dhe 'Artiste e Popullit e Shqipërisë'.

Aktorja është vlerësuar me çmimin 'Actor Of Europe' në edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit. Çmimi kryesor për aktrimin më të mirë i takoi një prej aktoreve më të rëndësishme në hapësirën e gjerë të teatrit ballkanik, për rolin e “Zonjës Nënë” në shfaqjen 'Kush e solli Doruntinën', me regji të Laert Vasilit. Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh.

Poll

MOS HUMB