Video

Shqipëria eksporton speca me flonicamidi, dëmton veshkat dhe mëlçinë

Flonicamidi është një insekticid që përdoret në fushë dhe në serra. Ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe një paqëndrueshmëri të ulët. Ai përdoret kundër dëmtuesve hemipterous, si afidet e mizat e bardha dhe dëmtuesit tizanopterë.

F.m
Shqipëria eksporton speca me flonicamidi, dëmton veshkat dhe
Foto Ilustruese

TIRANË- Një ngarkesë me speca, që ishte e destinuar që të shkonte drejt Kroacisë është refuzuar pasi më datë 12 Mars, sistemi i alarmeve të shpejta të BE-së ka konstatuar përmbajtje shumë të lartë pesticidesh – të klasifikuara me rrezik të lartë për konsumatorin. Në këtë ngarkesë kanë gjetur një ngarkesë të tepërt "flonicamidi". Flonicamidi është një insekticid që përdoret në fushë dhe në serra. Ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe një paqëndrueshmëri të ulët. Ai përdoret kundër dëmtuesve hemipterous, si afidet e mizat e bardha dhe dëmtuesit tizanopterë.

Pesticidi ka një toksicitet të moderuar tek gjitarët (në këtë kategori futen njerëzit) dhe mund të jetë helmues për mëlçitë dhe veshkat. Por edhe pse lajmërimi me "alarm të kuq" është dhënë nga Rapid Alert System for Food and Feed (RASFF) asnjë njoftim zyrtar nuk ka nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Edhe pse ka kaluar thuajse një muaj nga njoftimi, nuk dihet se ku ka përfunduar kjo ngarkesë? Është asgjësuar, apo janë shpërndarë në tregun shqiptar njëjtë siç ndodhi me mandarinat? Kush është subjekti eksportues? Për të gjitha këto pyetje ende nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet.

Poll

MOS HUMB