Video

A janë vjedhur dosjet e SPAK?

Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se më datë 12 mars, ishte vendosur në shënjestër të një sulmi kibernetik dhe se hakerat kanë tentuar që të futen në disa adresa të prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe në atë të kreut të institucionit, Altin Dumani.

F.m
A janë vjedhur dosjet e SPAK?
Foto Ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar një ditë pasi gazetari Elvi Fundo deklaroi se një numër anonim i ka dërguar materiale shumë sensitive që i përkasin dosjeve të SPAK, ku përfshihen njerëz të rëndësishëm të politikës, kryesisht ish-anëtarë të qeverisë, por edhe emra të biznesit.

Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se më datë 12 mars, ishte vendosur në shënjestër të një sulmi kibernetik dhe se hakerat kanë tentuar që të futen në disa adresa të prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe në atë të kreut të institucionit, Altin Dumani. Por për shkak të masave të sigurisë, SPAK thotë se nuk ia kanë dalë që të futen në sistemin e brendshëm të Prokurorisë së Posaçme dhe as në adresën e Dumanit, por vetëm në disa të prokurorëve të tjerë dhe të dhënat i kanë shpërndarë tek persona të tretë. Prokuroria e Posaçme bën me dije se për këtë çështje janë vënë në pranga dy persona dhe janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar. Gazetari Fundo tha në një lidhje për “Opinion” se bëhet fjalë për Zambak Gjonin, ish-drejtori i Burgut të Vlorës dhe Arnold Rrokajn, ish-kreu i IMT-së, por kjo gjë nuk është konfirmuar nga SPAK.

Poll

MOS HUMB