Video

Misteri! Çfarë roli kishin prindërit e autorit të vrasjes së Ilarias

Siç duket dyshja takoheshin ende dhe lidhja e tyre vazhdonte ende, edhe pse në krizë.Megjithatë, në orën 18:00 të datës 26 Mars, një pajisje e instaluar nga Bashkia e Polit fokusoi targën e makinës së familjes Samson, një fuoristradë e zezë pranë shkëmbit ku trupi i vajzës u gjet në një valixhe një javë më vonë. Makina shkon drejt asaj pike dhe pak minuta më vonë largohet.

F.m
Misteri! Çfarë roli kishin prindërit e autorit të vrasjes
Mark Samson dhe Ilaria Sula

TIRANË- Mister mbetet roli i prindërve të autorit të vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Mediat italiane kanë raportuar deri më tani se prindërit e 23-vjeçarit, Mark Samson sipas akuzës ndodheshin në shtëpi. Por babai i tij është shprehur se ai nuk ndodhej në banesë në momentin që ndodhi krimi, ndërsa e ëma është shprehur se ka qenë në gjumë dhe nuk ka dëgjuar asgjë. Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.

Në orët e vona të 24 marsit, Ilaria kishte dalë me miqtë e saj dhe më pas u tha atyre se do të shkonte në shtëpinë e ish-të dashurit të saj. Siç duket dyshja takoheshin ende dhe lidhja e tyre vazhdonte ende, edhe pse në krizë.Megjithatë, në orën 18:00 të datës 26 Mars, një pajisje e instaluar nga Bashkia e Polit fokusoi targën e makinës së familjes Samson, një fuoristradë e zezë pranë shkëmbit ku trupi i vajzës u gjet në një valixhe një javë më vonë. Makina shkon drejt asaj pike dhe pak minuta më vonë largohet. Pajisja e instaluar për të kapur vetëm ata që hedhin mbeturina në landfillin e paligjshëm kap vetëm targën, por jo makinën. Por, për ta futur trupin e viktimës në valixhe dhe për ta vendosur në bagazhin e makinës, duket e paimagjinueshme që Mark Antony Samson ta ketë bërë i vetëm.

Përveç tre plagëve me thikë, autopsia e kryer në institutin e mjekësisë ligjore Sapienza u fokusua në plagë sipërfaqësore që i atribuohen një sherri. Ndaj mendohet se Ilaria ka tentuar të mbrohej. Dhoma është konstatuar e pastruar dhe aty janë gjetur gjurmë të vogla gjaku që i përkasin 23-vjeçarit, që konfirmojnë edhe njëherë se mes dyshes ka pasur përleshje.
Ndërsa për pastrimin e dhomës, dyshimet të çojnë tek çifti Samson. Ilaria Sula u gjet e vrarë pas një jave dhe e futur në një valixhe, pasi familja dhe miqtë e saj ngritën alarmin për zhdukjen e të resë. Shqetësimet u ngritën pasi vajza nuk përgjigjej në telefon edhe pse Mark Samson postonte foto në rrjetet sociale sikur të ishte ajo vetë, duke qenë se i përdorte celularin. 23-vjeçari ndodhet aktualisht pas hekurave. Ai e ka pranuar autorësinë e krimit dhe është shprehur se është penduar.

Poll

MOS HUMB