Video

Shkrepen armët në Korrik! 4 vrasje në 4 ditë në vend

Në vetëm katër ditë janë shënuar katër vrasje, me krim në familje ku burri vret gruan në Shkodër, ekzekutim me breshëri plumbash në Laç e Dukagjin dhe vrasje në Vorë!

F.I
Shkrepen armët në Korrik! 4 vrasje në 4 ditë në vend
viktimat dhe autorët

TIRANË- Korriku ka hyrë me një bilanc tronditës sa i përket numrit të vrasjeve të ndodhura. Në vetëm katër ditë janë shënuar katër vrasje, me krim në familje ku burri vret gruan në Shkodër, ekzekutim me breshëri plumbash në Laç e Dukagjin dhe vrasje në Vorë! Mesditën e 9 korrikut qyteti i Shkodrës u trondit nga një krim në familje, ku Shtjefën Ziçi vrau me çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, në derën e shtëpisë. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë xhelozia në çift. Brenda 24 orëve, mbrëmjen e 9 korrikut arma u shkrep edhe në qytetin e Laçit: Ilir Gjini, i njohur edhe me emrat Ilir Lika, alias Kokaj dhe alias Nure u ekzekutua me 7 plumba teksa po hynte në banesën e tij. Lidhur me krimin në kërkim është shpallur Emiljan Suti. Dy ditë më vonë, më 11 korrik në fshatin Lin, në aksin rrugor Kir–Prekal, në zonën e Dukagjinit u ekzekutua me breshëri plumbash automatiku 40-vjeçari Aleksandër Koçeku. Viktima ishte vëllai i Artan Koçekut, i cili po vuan dënimin me burg për vrasjen e Angjelin Shkambit, i cili dyshohet se u ekzekutua për një borxh prej rreth 40 mijë eurosh. Minutat e para të 12 korrikut do të shënonin një tjetër vrasje në vend: rreth orës 00:10 Edmond Sula, i njohur edhe me emrin Ali Sula u ekzekutua me një plumb pas shpine në derën e shtëpisë në fshatin Bërxullë, në Vorë. Sipas hetimeve paraprake plumbi u shkrep nga një armë me precizion të lartë, e pajisur me dylbi. Hetimet pritet të zbardhin motivet dhe autorët e këtyre ngjarjeve, ndërsa shqetësimi për siguri mbetet i lartë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB