Video

Shkarkohet gjyqtari që liroi Gramos Rexhepin

Poma kishte vendosur disa masa sigurie për shqiptarin, por asnjë nuk u ndoq dhe Dritan Rexhepi u arratis.

F.m
Shkarkohet gjyqtari që liroi Gramos Rexhepin
DRITAN REXHEPI

EKUADOR- Diego Poma u shkarkua nga detyra si gjyqtar për shkak se liroi nga qelia disa trafikantë drogë mes tyre edhe Dritan Rexhepin. Poma njihet për favorizimin e trafikantëve të drogës si Jose Macias Villamar (Fito) dhe Junior Roldán (JR), të dy pjesë e klanit të Los Choneros me lidhje me kartelin Sinaloa, si dhe liderin shqiptar të kartelit kompanisë "Bello", Dritan Rexhepi. Por ndryshe nga Fito dhe Rexhepi, sapo Junior Roldán u lirua, në maj të 2023, u qëllua për vdekje. Kur Rexhepi kërkoi lirinë me kusht, ai argumentoi se vuante nga "lupus eritematoz sistematik", një sëmundje e pashërueshme dhe inflamatore për shkak të së cilës sistemi imunitar sulmon indet e veta dhe prek kyçet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën e mushkëritë. Ekuadori kishte premtuar se do ta ekstradonte Rexhepin në Shqipëri kur të përfundonte vuajtjen e dënimit në vendin e tyre. Poma kishte vendosur disa masa sigurie për shqiptarin, por asnjë nuk u ndoq dhe Dritan Rexhepi u arratis. Askush nuk dinte asgjë për të, derisa u kap në 10 nëntor 2023 në Stamboll të Turqisë. Ai po qëndronte në një vilë luksoze në Stamboll, ku kishte udhëtuar me një pasaportë false, nën një identitet kolumbian, Benjamin Omar Perez Garcia.

Ai është lideri i një karteli droge, i cili ka trafikuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Rexhepi ka një historik të gjatë i përfshirë në ngjarje kriminale në Shqipëri, si dhe një seri arratisjesh nga burgjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB